Vetem 24 ore i jane dashur qe te gjeje ekipin e tij te ri basketbollistit shkodran Daniel Lekndreaj. Dhe ne fakt ai nuk eshte Vllaznia siç mund te deshironin tifozet shkodrane.

Pasditen e sotme, lojtari qe eshte kontigjent i kombetares shqiptare, mesohet se ka firmosur per Goga Basket, ekipin kampion ne fuqi te vendit.

Ky i fundit ka shfrytezuar menjehere nderprerjen e kontrates se lojtarit me ekipin e Partizanit dhe me oferten e bere, e ka joshur qe te firmose per te.

Nderkohe ende nuk dihet nese Vllaznia ka tentuar per ta marre apo jo Lekndreajn. Duhet thene se qe ne fillim te sezonit, maredheniet e tij me drejtuesit kuqeblu nuk kane qene ato te duhurat, pikerisht pas refuzimit te tij per te dale ne prove dhe per t’u pare nga trajneri i atehershem Gospodinov.

Duket se edhe kete here ka vijuar kjo “meri” mes paleve dhe Vllaznia e mbushur me amerikane, duket se nuk ka patur vend per Daniel Lekndreaj qe gjithsesi firmosi per Goga Basket, ekipin kampion, i cili ka shfaqur besim ne aftesite e ketij lojtari.
www.shkodrasport.com