Xhudisti Xhovani Shkoza ka zënë vendin e parë në peshën e tij dhe ka merituar medalje ari në turneun ndërkombëtar të moshave të zhvilluar sot në Podgoricë të Malit të Zi. Njëkohësisht ky sportist është vlerësuar me një kupë të veçantë edhe si sportisti më i mirë i kategorisë U-15. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë sportistë nga shumë vende të Rajonit. Ka patur një konkurrencë të fortë dhe nivel të lartë pjesmarrje.

Vendi ynë përveçse me Xhovani Shkozën është përfaqësuar edhe me Leonis Dushin, Luis Markun, Dorian Prendin, Damian Çunin dhe Gentian Gjinalajn. Përveç Shkozës, një paraqitje shumë të mirë kanë bërë edhe Luigj Marku dhe Leonis Dushin që kanë vënë vendet e dyta dhe janë nderuar me medalje të argjendta. Ndëkohë Dorian Prendi dhe Gentian Gjinalaj kanë zënë vendet e treta. Turneu i sotëm është zhvilluar në nderim të dr. Scepan Simaniç dhe ekipi i Vllaznisë në këtë aktivitet është drejtuar nga trajnerja Aurora Shkoza. Ndërkohë, një tjetër tjetër sportistësh kanë marrë pjesë në një aktivitet në Kosovë pikërisht në Kupën “Adem Jashari”. kësisoj xhudoja shkodrane nën drejtimin e mjeshtrit të mirënjohur Anton Shkoza vazhdon të marrë pjesë rregullisht në aktivitetet ndërkombëtare dhe të na dhurojë të tjera medalje

© shkodrasport.com