Veleçiku mor dje nje fitore shume te rendesishme ndaj Murlanit me rezultatin 2-1, ne “derbin” e luajtur ne fushen sportive te Barbullushit.

Pas perfundimit te kesaj ndeshje, trajneri i ekipit koplikas Haris Lika, per gazeten “Shkodra Sport” eshte shprehur ne kete menyre:

“Besoj se ka qene nje fitore mese e merituar per ekipin tone. E dominuam ndeshjen nga fillimi e deri ne fund dhe kjo tregon me se miri per vlerat qe ka ekipi jone.

Te mos harrojme se ne kete ndeshje na kane munguar lojtare si Bardulla, Hajdari, Ujka apo dhe Zara dhe pavaresisht ketyre mungesave fituam ndaj nje kundershtari te forte.

Me vjen keq qe arbitrat deshen ta prishin kete ndeshje dhe per me teper qe ata ishin nga Shkodra, megjithate nuk dua te merrem me ta, por te vazhdojme perpara per arritjen e objektivave qe kemi”.
Gjon GJEKA