Karim Benzema shënoi një gol me penallti kundër Alaves, si dhe asistoi në një prej golave të tjerë të Real Madrid që fitoi 3-0.

Sulmuesi francez u bë lojtari i përfshirë më shumë në gola, 27, në LaLiga dhe në pesë ligat kryesore të Europës vetëm Robert Lewandowski është në të njëjtin nivel.

Vetë Benzema ka realizuar 18 gola, ndërkohë që ka dhënë edhe 9 asiste. Polaku i Bayern Munich numëron 26 gola dhe një asist.