Marash Kumbulla është një nga mbrojtësit shqiptarë më të kërkuar të momentit në merkato, falë cilësive që ka treguar me Veronën.

19-vjeçari është dëshirë e Interit, Fiorentinës dhe Lacios në Itali, ndërsa për të nuk mungon edhe interesi nga Çelsi apo Eintraht Frankfurt.

Megjithatë, në momentin kur Kumbulla po kalon një formë të shkëlqyer ka ardhur edhe një dëmtim i pafat. Në ndeshjen e cila po luhet me Bolonjës dhe Veronës, Kumbulla mori një goditje në kokë.

Mbrojtësi provoi të rezistonte në fushë, megjithatë mjekët e skuadrës e panë të arsyeshme ta largonin në minutën e 25 për çështje sigurie.

Tashmë, shpresohet që Kumbulla të mos ketë pësuar asgjë serioze dhe të rikthehet sërish protagonist në fushë nga java e ardhshme.  /VipSport/