Do hidhej sot firma në marëveshjen dypalëshe në mes Bashkisë Shkodër dhe biznesmenit Agron Çela por kjo nuk ka ndodhur sërish. Konfirmohet fakti që mes palëve ka patur një takim të gjatë ku është diskutuar në detaje për pikat e akt- marëveshjes por ka ende paqartësi për disa gjëra të vogla. Në kushte të tilla, mendohet që deri të hënën të qartësohet çdo gjë dhe të martën të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak për të miratuar përfundimisht bashkëpunimin e Bashkisë Shkodër me biznesmenin Agron Çela tek shoqëria aksionere Vllaznia.

Gjërat kësisoj duhet të presin edhe dy-tre ditë të tjera. Skuadra në fakt pret zhvillime. Lojtarët duan një zgjidhje sa më të shpejtë të situatës për të mësuar se kush do jetë presidenti i tyre, se kush do jetë trajneri dhe shumë gjëra të tjera. Bashkia duket shumë e devotshme për ta hequr dore administrimin e Vllaznisë megjithatë këtë nuk mund ta bëjë pa zbatuar mirë ligjet prandaj dhe po shihet me shumë kujdes çdo pikë e tij në mënyrë që të mos ketë abuzime gjatë periudhës së bashkëpunimit me biznesmenin që do bëhet president Agron Çelen.
www.shkodrasport.com