Deri sot kryesonte renditjen e kampionatit me pike te plota dhe kjo krijoi iluzionin se Tirana e femrave do te ishte pretendentja numer 1 per titullin kampion. Kete gje filluan ta besojne edhe vete pjestaret e kesaj skuadre, por vetem deri sot.
Ne perballjen qe vajzat bardheblu kane patur me kampionet ne fuqi te vendit, futbollistet e Vllaznise, jane mundur me rezultatin e thelle 8-0, ndonese kane luajtur ne fushen e tyre.
Gjithçka ka qene e lehte per shkodranet qe kane zgjidhur gjithçka qe ne pjesen e pare kur kane shenuar plot 7 gola. Serine e tyre e ka hapur mesfushorja Gresa Berisha qe ne minuten e dyte kur ka shenuar golin e pare.
Me pas kane shenuar Luçije Gjini, Esi Lufo dhe tre gola njeri pas tjetrit Megi Doçi nderkohe qe ka patur edhe nje autogol te Kotarjes dhe kesisoj ky 45 minutesh eshte mbyllur ne shifrat 7-0.
Ne fillimin e se dytes ka qene serish sulmuesja Lufo qe ka shenuar edhe golin e tete dhe me pas, Vllaznia u pa qarte se e uli ritmin e saj dhe per kete arsye nuk do te shenonte gola te tjere duke bere qe e gjithe ndeshja te mbyllej me rezultatin 8-0.
Me kete fitore, Vllaznia ngjitet ne kuoten e 22 pikeve dhe mban tashme vendin e pare te renditjes duke treguar se nuk ka as Tirane dhe as ekip tjeter qe ta ndale ne rrugen e saj per fitimin e titullit te 9-te kampion rradhazi./SHKODRA-SPORT.COM/