Shume pak tifoze kane qene te pranishem sot pasdite ne stadiumin e Vlores per te ndjekur ndeshjen Flamurtari- Vllaznia. Kuptohet pozitat e ekipit vendas jo te mira ne renditje, kane bere qe tifozet e Flamurtarit ta braktisin thuajse teresisht skuadren e tyre.
Disi me ndryshe situate me tifozet e Vllaznise. Ndonese skuadra vinte pas humbjes me Partizanin dhe po ashtu distanca e larget me Vloren, ato nuk kane munguar te ishin te pranishem ne stadium, ndonese ne numer jo te madh.
Numri i tyre nuk ka qene shume i madh, por gjithsesi te pranishem kane qene 10-15 vete te cilet padyshim qe i jane gezuar shume fitores se Vllaznise ne kete takim shume te rendesishem te vlefshem per javen e fundit te fazes se pare te kampionatit.
Perveç tifozeve te zakonshem qe nuk mungojne askund si Ndoci, Agimi e ndonje tjeter, i pranishem ka qene edhe kengetari i mirenjohur, Mjeshtri i Madh Bujar Qamili qe njihet si tifoz i zjarrte i Vllaznise.
I shoqeruar nga kengetari tjeter, Klinsman Llazani, ai nuk ka munguar te jete ne mbeshtetje te kuqebluve as ne kete ndeshje, ashtu siç ka qene ne shume te tjera, brenda dhe jashte Shkodres.