Javën e ardhshme në Maribor të Sllovenisë do të zhvillohet Kampionati Ballkanik i taekondosë për të gjitha grupmoshat. Në mes ekipeve të tjera pjesmarrëse, do të jetë edhe Shqipëria e cila do të marrë pjesë me një ekip të plotë. Në rradhët e kësaj kombëtareje do të jenë edhe tre sportistë të Vllaznisë si dhe trajneri i saj Elion Puka. Kështu, Jordi Gërçari do të marrë pjesë në garat e kadetëve (mosha 12-14 vjeç) në peshën +65 kg, Dea Tërbuni do të marrë pjesë në kategorinë junior (14-17 vjeç) në peshën -59 kg si dhe Ditmir Vodinaj do të marrë pjesë në kategorinë senior (të rritur) në kategorinë -74 kg.

Bashkë me ta do të jetë edhe trajneri i Vllaznisë Elion Puka që është caktuar trajner i dytë i kombëtares së juniorëve. Ky i fundit ka besim tek sportistët e tij për paraqitje të mirë në Ballkaniadën e Sllovenisë që do të zhvillohet në datat 12-14 tetor dhe pse jo të pretendojnë edhe për medalje. Sporti i taekondosë po rritet masivisht çdo ditë e më tepër e kjo bën që të shtohet edhe cilësia dhe jo më kot, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar i ka dhënë bursë olimpike edhe një pjestari të këtij sporti.
© shkodrasport.com