Monday, January 26, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia s'ka kohë për të humbur. Sot nis përgatitjet për Lushnjen

Vllaznia s’ka kohë për të humbur. Sot nis përgatitjet për Lushnjen

Humbja e djeshma ka lënë shije të keqe tek të gjithë shkodranët megjithatë nuk ka shumë kohë për të diskutuar dhe analizuar këtë disfatë. Arsyeja është se nga sot do të nisë menjëherë puna për sfidën e rradhës, takimin që do të luhet të mërkurën ndaj Lushnjës në stadiumin “Loro Boriçi”. Ky takim por edhe ai i fundjavës me Luftëtarin po në Shkodër, janë ndeshjet e vërteta të Vllaznisë.

Me dy fitore të mundshme, kuqeblutë i largohen dy vendeve të fundit të tabelës së renditjes dhe kjo do të kthente njëfarë qetësie në kampin shkodran. Megjithatë nuk do të jetë e lehtë për të fituar as nga lushnjarëve. Ata edhe dje ndaj Flamurtarit treguan gjendje të mirë dhe u mundën vetëm në shtesë.Trajneri i Vllaznisë Gjoka dhe stafi i tij duhet të punojnë fort për të korigjuar të njëjtat gabime, ato elementaret në mbrojtje por edhe gabimet në sulm prej të cilave skuadra nuk po shënon dhe nga kjo po e vuan në rezultate.

© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments