...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia s'ka kohë 'të marrë frymë'. Të mërkurën luan në Durrës ndaj...

Vllaznia s’ka kohë ‘të marrë frymë’. Të mërkurën luan në Durrës ndaj Teutës

Skuadra shkodrane duhet ta lere pas humbjen e sotme ndaj Tiranes dhe te nise menjehere pergatitjet per sfiden e rradhes, ate qe do te luaje te merkuren ne Durres.

Nese nuk do te kete ndryshime orari, ajo eshte planifikuar te startoje ne oren 16:00 te kesaj dite ne stadiumin “Niko Dovana” dhe padyshim qe te gjithe presin qe skuadra te reagoje.

Megjithate, e sigurte eshte qe tek Vllaznia duhet ta analizojne me situaten situaten ku ndodhet skuadra dhe te nxjerrin pergjegjesite e gjithesecilit.

Ne fakt duket disi e papranueshme nje situate e tille. Tek kuqeblute disa prej lojtareve vazhdojne te jene jashte formes se meparshme, e po ashtu edhe disa lojtaret e ardhur nga merkatoja, nuk po japin ate qe pritej.

Fokusi duhet te perqendrohet tek sfida e se merkures ne Durres. Trajneri i Teutes Edi Martini ka qene sot ne tribunen e stadiumit “Loro Boriçi” per te ndjekur ndeshjen Vllaznia- Tirana dhe padyshim qe do te kete bere tashme planet si duhet luajtur kunder shkodraneve.

Megjithate me shume sesa tek kundershtari, futbollistet dhe stafi i Vllaznise fillimisht duhet te fokusohen tek vetja. Ata duhet te rikthehen sa me shpejt tek ajo paraqitje e gjysmes se pare te kampionatit dhe nese e bejne shpejt kete, mund t’ia dalin te ruajne serish vendin e pare deri ne fund./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.