Ndeshja e javës së gjashtë të Superligës në mes ekipeve të Vllaznisë dhe Skënderbeut nuk do të luhet ditën e mërkurës siç mendohej por të enjten. Kështu ka vendosur ditën e sotme Federata Shqiptare e Futbollit teksa ka lajmëruar edhe të dy klubet për këtë gjë. Në këtë mënyrë, të dy ekipet do kenë edhe nga një ditë më shumë në dispozicon për t’u përgatitur për këtë ndeshje. Pritet që në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” të enjten të ketë një numër rekord tifozësh për këtë ndeshje për të mbështetur skuadrën tonë për arritjen e një tjetër fitoreje që do ta mbante atë sërish në nivelet më të larta të renditjes. Pas fitores së sotme të Teutës ndaj Tiranës 2-0, janë durrsakët të parët në renditje me 11 pikë, një më shumë se Vllaznia megjithatë këto dy skuadra mund t’i ndryshojnë vendet në mesjavë pa harruar që në fundjavë pastaj do ketë një tjetër ndeshje direkte, pikërisht Teuta- Vllaznia në Kavajë. Por para se të mbërrijmë tek kjo ndeshje, në mesjavë pra do luhet java e gjashtë e Superligës sipas këtij kalendari:
Lushnja- Teuta
Flamurtari- Bylis
Laçi- Besa
Kukësi- Partizani
Tirana- Kastrioti
Vllaznia- Skënderbeu