Pas barazimit që mori pak ditë më parë ndaj Luftëtarit, Vllaznia do të tentojë të rikthehet te fitorja, teksa nga ana tjetër, fitorja e arritur ndaj Teutës ka rritur besimin te kampi korçar. Dy skuadrat kanë vuajtur këtë sezon nga probleme të shumta, ku si të mos mungojnë ato që tashmë dihen, edhe dëmtimet janë shtuar.
Mirsad Jonuz mund të ndihet më i qetë tashmë pasi ka ardhur edhe mbrojtësi nga Uganda të cilin e priste prej kohësh, por duket e vështirë që të ketë minuta nesër. Sakaq, nuk ka dëmtime në kampin shkodran teksa ka përfunduar pezullimin edhe Ramadani që nesër mund të jetë me grupin, ndërkohë që një rikthim është edhe ai i Krymit.
Nga ana tjetër, Ilir Daja mund të ndihet më i qetë duke qenë se me skuadrën është bashkuar edhe mesfushori Gjergji Muzaka. Shqetësimi i vetëm është Shqiprim Taipi, i cilin me shumë gjasa mund të jetë jashtë për këtë ndeshje ndërkohë që do të vlerësohet deri në momentin e fundit gjendja e Dajës, i cili ka shfaqur probleme kohët e fundit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/
Vllaznia: Sherri, Gurishta, Shehi, Malota, Marku, Kruja, Ramadani, Hygor, Shtubina, Sinjo, Lika
Trajner. Mirsad Jonuz.
Skënderbeu: Koliqi, Meksi, Pëllumbi, Turtulli, Pollozhani, Daja, Muja, Dita, Krasniqi, Bregu, Gripshi
Trajner. Ilir Daja