Ditet e fundit edhe ne Shqiperi eshte diskutuar shume ftesa qe kombetarja U17 e Greqise i ka bere futbollistit shkodran Andreas Ndoj. Ky i fundit luan me Olimpiakosin dhe njekohesisht ka qene edhe pjese e kombetares U17 te Shqiperise, por kohet e fundit gjerat kane ndryshuar dhe ketu mendohet se mund te kete ndikuar edhe klubi grek qe i ka vene ultimatum per te zgjedhur kombetaren e vendit te tyre nese deshiron te jete serish pjese e ketij klubi.

Ndoj, i ndikuar edhe nga ambjenti familjar duket se e ka pranuar kete kusht dhe per momentin do te luaje per Greqine, por nuk perjashton mundesine qe ne vijim te ribashkohet serish me Shqiperine.

Por ne fakt ka patur edhe raste te tjera kur nuk ka ndodhur keshtu. I tille eshte rasti i kapitenit te kombetares U17 te Shqiperise Mario Mitaj me origjine nga Vermoshi. Ai ka qene pjese e AEK te Athines dhe ndaj tij ka ekzistuar i njejti presion per te kaluar tek kombetarja greke por lojtari nuk ka pranuar.

“Sport Ekspres” mëson se ishte pikërisht kjo arsyeja që ky talent u largua nga AEK-u dhe shkoi përpara disa muajsh në një akademi në Spanjë. Më saktësisht bëhet fjalë për Huescan, atje ku Mitaj do të përgatitet dhe do të mundohet të sigurojë karrierën e tij. Kontrata me këtë akademi është një vjeçare, ndërsa në fund akademia siguron kontakte me klube të ndryshme elitare.

Nëse këto të fundit do e pëlqejnë aftësinë dhe atë kualitet që zotëron Mitaj, atëherë do ta marrin menjëherë. Në të kundërt, lojtari do të jetë i lirë. Por e gjitha kjo sakrificë ia vlen, pasi do të ishte akoma mes presioneve për të veshur fanellën e helenëve dhe për të djegur karrierën e tij, si shumë raste të tjera.