Ish-trajneri i Gjilanit, Gentian Mezani i ftuar në emisionin “Pressing” ka analizuar Kategorinë Superiore. Vlonjati është shprehur se Vllaznia kryesuese ka bërë një kampionat shumë të mirë dhe sfidën me Apoloninë duhet ta fitojë me çdo kusht.
“Unë mendoj se deri tani Vllaznia ka bërë një kampionat të mirë. Para ndeshjes së fundit, unë mendoj se shkodranët kanë qenë shumë mirë edhe fizikisht.
Kanë mundur të shënojnë gola në minutat e fundit dhe në 2-3 ndeshjet e fundit kanë pasur një moment jo që ka çdo skuadër.
E rëndësishme është të ringrihesh dhe janë me fat pasi kanë një ndeshje të lehtë në letër ndaj Apolonisë. Vllaznia do të bënte mirë për të fituar pasi mund të thellojë diferencën me ndjekësit duke parë ndeshjet që kanë rivalët./newsport/