Skënderbeu ka triumfuar sot në Peshkopi ndaj Korabit vendas me rezultatin 3-0, megjithëse seti i parë pat pak rivalitet por u fitua nga mikeshat në shifrat 19-25. Ndërsa dy setet e tjera folën tërësisht për korçaret të cilat fituan 25-1 dhe 25-15 dhe krejt takimi përfundoi 3-0 për Skënderbeun. Por më shumë sesa për rezultatin e ndeshjes, volejbollistet dhe stafi vendas i ekipit të Korabit e kanë patur mendjen tek shefi i klubit dibran Bashkim Lala që mbrëmë është dërguar me helikopter për në Tiranë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Me këtë shqetësim është bashkuar edhe trajneri i ekipit korçar Rrapo  që për gazetën onlinë shkodrasport.com tha: “I uroj shërim të shpejtë kolegut dhe mikut tim pasi është një ndër emblemat e volejbollit dibran dhe atij shqiptar”.

Fatmir ZHUZHI