Dita e sotme do te dhuroje nje sfide shume interesante, te vlefshme per kampionatin kombetar te futbollit te femrave, ate ne mes dy ekipeve kryesuese te tij, Tiranes dhe Vllaznise, sfide kjo qe do te startoje ne oren 14.00 ne fushen sportive “Skender Halili” te kryeqytetit.

Te dy ekipet vijne ne kete ndeshje me nga 24 pike dhe padyshim qe rezultati i takimit te sotem do te vendose shume gjera sa i takon titullit kampion te ketij sezoni. Tirana ka ardhur duke i rritur pretendimet e saj dhe do te provoje te munde Vllaznine.

Kuptohet qe kjo e fundit konsiderohet favorite por ne rradhet e lojtareve te Vllaznise ka edhe shenja lodhje sepse kane zhvilluar deri tani nje numer te madh ndeshjesh, megjithate e kane ne maksimum perqendrimin tek sfida e sotme te cilen do te kerkojne ta fitojne me çdo kusht.

Fakti qe luhet ne fushen e Tiranes do te thote qe ne rast fitoreje te vajzave kuqeblu, ato thuajse “e hipotekojne” titullin kampion te rradhes, titull qe ne fakt mezi pritet sepse do te jete i 10-ti per ta dhe qe do te shoqerohet edhe me vendosjen e yllit te pare ne fanelle.

Vllaznia e femrave ka shenuar aritje te jashtezakonshme ne dekaden e fundit dhe padyshim qe eshte modeli i cili duhet ndjekur, megjithate edhe qe duhet mundur dhe Tirana do ta tentoje nje gje te tille diten e sotme./SHKODRA-SPORT.COM/