Ditën e sotme në stadiumin “Loro Boriçi”, duke nisur nga ora 16:45, Vllaznia sfidon Skënderbeun. Ndeshja me bardhekuqtë, tashmë për kuqeblutë, do të jetë e katërta në këtë sezon dhe njëkohësisht e fundit për këtë sezon.
Tre përballje në kampionat për të dy ekipet, teksa në betejat e luajtura deri më tani, janë shënuar gjithsej 6 gola, ku shkodranët kanë shënuar 4 ndërsa korçarët 2.
Vllaznia numëron një fitore 2-0, ndërsa dy përballjet e tjera janë mbyllur në barazim, respektivisht në shifrat 0-0 dhe 2-2. Ekipi kuqeblu shihet si favorit në këtë përballje të fundit.
Luhet ne Shkoder, me nje Skenderbe thuajse te dorezuar, megjithate gjithçka do ta vendose fusha e lojes ne perballje qe do te nis pas tre oresh ne “Loro Boriçi”.
Maringlen ZHIVANI