Ekipet nenkampione te Shqiperise dhe Malit te Zi, Vllaznia dhe Sutjeska e Nikshiqit, kane rene dakord qe te zhvillojne nje ndeshje miqesore me njera- tjetren, ndeshje kjo qe do t’u sherbeje te dy stafeve per te pare gjendjen e lojtareve ne prag te ndeshjeve te “Conference League” ku ato do te marrin pjese.

Ndeshja ne mes tyre do te luhet diten e enjte ne oren 18.00 ne Zllatibor te Serbise, pikerisht ne kampingun ku Vllaznia eshte akomoduar qe prej dites se diele.

Kjo perballje ne fakt ishte menduar te luhej diten e neserme, por me kerkesen e klubit malazez per ta shtyre me 24 ore, ajo eshte pranuar nga shkodranet. Skuadra nga Nikshiqi eshte duke pritur disa perforcime dhe kerkon t’i kete ne dispozicion per miqesoren ndaj Vllaznise.

Nderkohe nga rradhet e kesaj skuadre eshte larguar nje nga pikat me te forta, pikerisht mbrojtesi Darko Bulatoviç i cili tashme eshte pjese e Vllaznise./SHKODRA-SPORT.COM/