Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia tani me sytë edhe nga braziliani Gustavo

Vllaznia tani me sytë edhe nga braziliani Gustavo

Vllaznia ka mbyllur sot edhe nje tjeter dite pergatitje dhe nderkohe ne pragndeshjen me Partizanin i ka mbetur edhe seanca e neserme per t’u bere gati per kete sfide shume te rendesishme.

Ne stervitjen e sotme ka rene ne sy gatishmeria e te gjithe lojtareve per stafin teknik me perjashtim te malazezit Bulatoviç qe vazhdon te jete i demtuar.

Por nga ana tjeter per t’u veçuar eshte fakti qe po stervitet normalisht me ekipin edhe braziliani Gustavo, i cili madje luajti ne ndeshjen e kupes ndaj Laberise.

Ai duket se e ka lene perfundimisht pas demtimin e gjate qe e ka shqetesuar dhe mbajtur larg ekipit dhe me shume gjasa do te jete pjese e skuadres edhe ne transferten e pas dy diteve ne Elbasan.

25 vjeçari luan si fantazist dhe Vllaznia natyrisht qe ka nevoje per cilesite e tij. Mbase ai nuk do ta nise ndeshjen ndaj Partizanit nga fillimi, megjithate do te jete i gatshem ne pankine nese stafi mendon ta hedhe ne fushe per te dhene ndihmen e tij per ekipin./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments