Ndryshimet ne organizimin e te gjithe sporteve ne Shkoder (shkrirja e Sportklub Vllaznia dhe kalimi i secilit sport ne shoqate me vehte) kane vene ne levizje komunitetin e sportit ne kete qytet.

Disa prej sporteve tashme kane edhe presidentin e shoqates dhe pas basketbollit, volejbollit te femrave dhe te meshkujve, edhe hendbolli ka nje president ne krye te saj.

Mesohet se eshte krijuar shoqata e hendbollit Vllaznia dhe president i saj eshte zgjedhur biznesmeni i njohur shkodran Ilir Kuka, ndersa sekretar eshte zgjedhur Fred Zefi.

Padyshim qe ky organizim i ri pritet qe te jape efektin e vet pozitiv tek ky ekip qe ka kaluar jo pak probleme keto vitet e fundit, pavaresisht rezultateve shume te mira qe ka patur.

Ardhja e biznesmenit Kuka ne krye te hendbollit te Vllaznise eshte nje lajm i mire dhe me siguri qe shume shpejt do te nisin edhe levizjet e para per te ndertuar nje ekip cilesor per sezonin e ri ku padyshim qe do te synohet fitimi i titullit kampion./SHKODRA-SPORT.COM/