Skuadra shkodrane vijon pergatitjet per gjysmen e dyte te sezonit dhe gjithçka po shkon ashtu si duhet ne keto dite stervitje qe eshte duke zhvilluar ne Ulqin.

Por nderkohe te shtunen kuqeblute do te kthehen nga bregdeti malazez per te vijuar ne Shkoder pergatitjet e fundit per startin e kampionaatit. Sakaq, stafi teknik ka planifikuar edhe zhvillimin e dy ndeshjeve miqesore para perballjes zyrtare me Kukesin.

Keshtu, diten e diele ne oren 13.30 ne stadiumin e qytetit te Laçit, Vllaznia do te ndeshet me vendasit e drejtuar nga Mirel Josa ne “proven gjenerale” te tyre.

Nga ana tjeter, nje dite me pas ne te njejten ore, skuadra e drejtuar nga Qatip Osmani do te ndeshet me Beselidhjen serish ne nje tjeter miqesore. Fakti qe kjo e fundit luhet 24 ore pas asaj me Laçin tregon qarte se ndaj lezhjaneve ne fushe do te jene ata qd nuk do te luajne nje dite me pare.

Keto dy ndeshje do te jene nje test i rendesishem per Vllaznine dhe lojtaret e saj, te cilet mesa duket deri ne keto momente do te jene ata qe do te perballen me Kukesin ne ndeshjen e kampionatit sepse deri tani nuk ka asnje lojtar te ardhur nga merkatoja./SHKODRA-SPORT.COM/