Futbolli shqiptar do rikthehet në mesjavë me ndeshjet e Kupës së Shqipërisë. Të mërkurën në 16:00 do zhvillohen 16 ndeshje, me 32 skuadra që do zbresin në fushë. Skuadrat e Superligës kanë detyra jo të lehta në Kupë, teksa do duhet të mendojnë edhe për kampionatin që rikthehet fundjavën që vjen.

Në Kupë skuadrat elitare luajnë në transfertë, Laçi me Butrintin, Kastrioti luan me Elbasanin, Dinamo në transfertë me Erzenin, Veleçiku – Skënderbeu, Labëria – Vllaznia, Luzi – Teuta , Maliqi – Kukësi, Shkumbini – Tirana, Tërbuni – Partizani dhe Turbina – Egnatia.

Siç shikohet edhe nga kalendari, Vllaznia do te luaje me Laberine dhe per kete arsye, do te udhetoje te merkuren drejt Vlores per t’u ndeshur me kete kundershtar.

Kuptohet qe do te jete nje mundesi e mire per te luajtur te gjithe lojtaret e stolit ne menyre qe ata titullaret te ruhen per diten e shtune per ndeshjen e kampionatit ndaj Partizanit.