Vllaznia ka deshiruar ta kete serish ne rradhet e saj per sezonin e ri te basketbollit por basketbollisti malazez Nikolla Gjokoviç ka bere nje zgjedhje tjeter.

Lojtari shume i pelqyer i tifozerise shkodrane ka vendosur qe ne sezonin e ri te mos luaje me ne Shqiperi dhe eshte rikthyer ne qytetin e tij te lindjes, ne Nikshiq duke firmosur me ekipin BC Sutjeska.

Ne fakt, Gjokoviç ka patur oferte per te rinovuar edhe me “Goga Basket”, skuader me te cilen u shpall kampion i Shqiperise sezonin e kaluar dhe ai dha nje kontribut te madh per te, por ai nuk ka pranuar duke preferuar te luaje me ekipin e Nikshiqit me te cilin do te marre pjese edhe ne turneun nderkombetar ABA 2 Lige.

Po ashtu edhe deshira e shkodraneve per ta rikthyer serish ne rradhet e tyre lojtarin i cili dha nje kontribut shume te madh ne fitimin e disa trofeve pak vite me pare, nuk ka rezultuar efikase.

Tashme drejtuesve te Vllaznise u duhet te shohin per te tjera opsione ne merkato ku duket se tregu amerikan eshte me i preferuari dhe perveç dy lojtareve qe kane firmosur deri me tani, ne vijim mund te kete edhe te tjere qe do te veshin fanellen e saj ne sezonin e ri.
www.shkodrasport.com