Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia- Tirana, edhe një sfidë trajnerësh

Vllaznia- Tirana, edhe një sfidë trajnerësh

Sfida e neserme ne mes Vllaznise dhe Tiranes ka zgjuar nje interesim te madh jo vetem tek tifozerite e te dy ekipeve por edhe me gjere. “Klasikja” e futbollit shqiptar duket se po i gjen dy skuadrat ne pozitat krejt tjera, ndryshe nga hera e fundit kur u paten ndeshur ne “Loro Boriçi” dy sezone me pare.

Ballafaqimi ne fushen e lojes pritet te jete shume interesant dhe dy skuadrat tashme kane marre te gjitha masat per ta kaluar me sukses kete takim.

Natyrisht qe perveç futbollisteve ne fushe, kjo eshte nje sfide edhe ne mes trajnereve. Mirsad Jonuz ka me shume pervoje dhe po ashtu edhe me shume maturi e kete po e shfaq me shume kujdes ne çdo maredhenie qe eshte duke krijuar me te gjitha palet gjate kesaj periudhe qe eshte ne krye te Vllaznise.

Di te motivoje si duhet lojtaret dhe te marre maksimumin e tyre, ndonese nuk ka luksin qe te zgjedhe shume per te ndertuar nje formacion fitues. Nga ana tjeter, Ardian Mema ka me shume opsione per formacionin dhe skemen e lojes, por shpeshhere tregohet nervoz dhe nuk arrin ta kontrolloje si duhet skuadren.

Do mundohet ta zgjidhe ne menyren e duhur kete sfide delikate ne “Loro Boriçi” por edhe vete e di se nuk do ta kete te lehte. Ne rradhe te pare duhet te sfidoje kolegun e tij Mirsad me skemen e lojes dhe levizjet qe mund te beje ne fushe.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments