Vllaznia do te luaje ne oren 13.30 ne Gjirokaster ndeshjen e rradhes per kampionat, ate ndaj Luftetarit vendas.

Per kete takim, trajneri Jonuz dhe stafi i tij duket se kane nder mend te bejne tre ndryshime ne formacion, ndryshime keto qe ai i paralajmeroi edhe diten e djeshme ne konferencen per shtyp.

Ato do te kene te bejne kryesisht me mesfushen dhe sulmin ku pritet te ndryshoje edhe menyra e te luajturit sepse Vllaznia ka 4 ndeshje qe nuk shenon gol.

Ne porte do te jete serish Sherri e po ashtu edhe ne mbrojtje nuk do te kete ndryshime teksa Gurishta do te luaje ne te djathte e Marku ne te majte ndersa ne qender do jete dyshja Shehi- Malota.

Ne mesfushe nderkohe do te jete dyshja Krymi e Ramadani e risia tjeter nderkohe eshte risi sot aktivizimi si titullar I Bardulles ne kete repart.

Edhe sulmi do te jete i tjetersuar. Ne kete repart kete here do te kete ndryshime sepse Kruja e Zogaj do te luajne ne krahe dhe do te jene ne mbeshtetje te Shtubines.

Me keto ndryshime, Vllaznia do te kerkoje te marre fitoren ne Gjirokaster, fitore qe i mungon skuadres shkodrane prej 4 javesh dhe ky trepikesh do te ndikoje padyshim ne ecurine e kuqebluve.

www.shkodrasport.com