Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE BASKETBOLLVllaznia "turpërohet" në Kamëz. Mundet me 41 pikë. Të dielën ndeshja e...

Vllaznia “turpërohet” në Kamëz. Mundet me 41 pikë. Të dielën ndeshja e tretë

Vllaznia në basketboll për meshkuj është mundur thellë nga ekipi Kamza Basket në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të kampionatit. Ajo është zhvilluar pasditen e djeshme në sallën sportive të Kamzës dhe vendasit kanë fituar me rezultatin e thellë 88 me 47. Me fitoren e Kamzës, tashmë rezultati I takimeve ka shkuar në 1 me 1 dhe për të përcaktuar skuadrën e dytë finalist, do të luhet edhe një takim I tretë në Shkodër. Ky takim sipas kalendarit paraprak duhej të luhej të premten pasdite në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” por meqenëse ky impiant sportiv deri të shtunën është I zënë me Memorialin Ndërkombëtar të boksit, atëherë mbetet për t’u luajtur pasditen e së dielës.

Pavarësisht këtij fakti, humbja e djeshme me një diferencë kaq të madhe pikësh , 41, natyrisht që lë vend për një analizë të thellë në kampin shkodran. Trajneri Gjeçaj dhe basketbollistët e tij duhet të ndalen gjatë tek ky takim sepse nuk ka asnjë logjikë që një ekip I cili pretendon të shpallet kampion I Shqipërisë, të shënojë vetëm 47 pikë në një ndeshje gjysmëfinale. Kuptohet që në takimin  e tretë në Shkodër, ekipi I Vllaznisë do të ketë sërish mbështetjen e publikut të zjarrtë vendas por kjo nuk mjafton sepse në fushë luajnë sportistët. Kamza Basket do të vijë të dielën shumë e qetë dhe me këtë qetësi do të kërkojë të shfrytëzojë nervozismin që mund të krijohet tek vendasit e për këtë arsye duhet bërë shumë kujdes në mënyrë që të jetë Vllaznia në finale përballë Tiranës dhe jo Kamza Basket.
Gjergj KOLA

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments