Menaxheri i futbollit, Dritan Gjyrezi i ftuar në “Studio Sport” të moderuar nga Vilma Masha në Vizion Plus, u shpreh se situata te Vllaznia është ndryshuar.

Sipas tij te ekipi shkodran fryma ka ndryshuar për mirë, ndërsa u shpreh se nuk e kupton arsyen se përse tifozët ,mungojnë në shkallët e stadiumit.

“Situata te Vllaznia ka ndryshuar për mirë. Fryma te ekipi është shumë e mrië, nuk e kuptoj pse mungojnë tifozët në stadium”, tha Gjyrezi.

Ndërkohë ai theksoi se një nga arsyet se pse kampionati ëhstë në nivel të dobët është edhe për shkak të formulës që ka ndryshuar.