Pas Elidon Dulajt, nje tjeter futbollist i Vllaznise huazohet tek Burreli. Behet fjale per mbrojtesin Xhuljan Kapllanaj. Futbollisti 19 vjeçar gjate gjysmes se pare te sezonit ka luajtur me ekipin U19 por edhe ate U21 te Vllaznise si dhe ka qene shpeshhere ne stervitje me ekipin e pare te kuqebluve.
Ne adrese te Kapllanajt ka patur oferta nga ekipe te ndryshme te kategorise se pare, por edhe ndonje i Superiores. Megjithate Vllaznia nuk ka dashur te heqe dore prej tij dhe si rrjedhoje zgjidhja me e mire e mundshme eshte menduar te jete huazimi.
Dhe Kapllanaj bashke me Dulajn do te mundohen qe te japin me te miren e tyre tek Burreli, ne menyre qe kjo skuader te arrije objektivin qe ka ne kete sezon te kategorise se pare, qendrimin aty.
Padyshim qe me cilesite te cilat zoterojne, do te tregojne cilesite me te mira te futbollit shkodran dhe bashke edhe me portierin Sinan Dani qe eshte pjese e kesaj skuadre, te kenaqin drejtuesit dhe sportdashesit e Burrelit./SHKODRA-SPORT.COM/