HomeFUTBOLLMOSHATVllaznia U-17 mund edhe Porton. Shënojnë Gjurkaj e Asllani

Vllaznia U-17 mund edhe Porton. Shënojnë Gjurkaj e Asllani

Sukseset e Vllaznia U-17 vazhdojnë. Edhe në javën e tetë të kampionatit ajo ka arritur të fitojë. Këtë herë në Lezhë ndaj Portos me rezultatin e pastër 2-0. Për këtë fitore kanë menduar Gjurkaj dhe Asllani. I pari ka shënuar në pjesën e parë të ndeshjes ndërsa tjetri ka shënuar në të dytën.

Me këtë fitore, ky ekip është ngjitur në kuotën e 22 pikëve, me 7 fitore të arritura dhe vetëm 1 barazim ndërkohë që ai nuk e njeh ende shijen e humbje. Edhe golaverazhi i këtij ekipi është i shkëlqyer, me 25 gola të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar. Një ecuri vërtetë kampionësh megjithatë është herët për të folur për titullin. E rëndësishme është që ky ekip po bën një paraqitje vërtetë të shkëlqyer deri më tani.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments