Pas testit të kontrollit të zhvilluar ditën e djeshme ndaj Vllaznisë B, ekipi i 19 vjeçarëve i Akademisë Vllaznia do të zhvillojë një tjetër ndeshje miqësore. Këtë herë ndaj Tërbunit të Pukës. Takimi do të luhet ditën e shtunë në orën 17.00 në fushën sportive “Reshit Rusi”.
Trajnerët Luan Zmijani dhe Gjon Kola janë duke punuar për konsolidimin e ekipit, fillimisht për pjesmarrjen në ndeshjet e Champions League dhe natyrisht më pas, edhe për ndeshjet e kampionatit që pritet të startojë më 23 shtator. Shkodranët janë kampionë në fuqi dhe do të tentojnë të ruajnë titullin megjithatë ky nuk është prioriteti kryesor sepse për drejtuesit e klubit, e rëndësishme është nxjerrja e sa më shumë elementi cilësor për ekipin e parë.
© shkodrasport.com