Vllaznia U-21 po shfaqet e papërmbajtshme në kampionatin e Superligës për këtë grupmoshë, duke kryesuar me meritë tabelën e klasifikimit. Shkodranët nuk u ndalën as ditën e sotme, kur në ndeshjen e rradhës u ballafaquan me Partizanin dhe i mposhtën me rezultatin 3-1.

Kjo sfidë, në një farë mënyre në opinionin sportiv konsiderohej si një ballafaqim i fortë për Vllaznia U-21, por futbollistët kuqeblu e kaluan me sukses edhe këtë provë mjaft të rëndësishme.

Me këtë fitore të merituar, skuadra shkodrane po marshon e sigurtë drejt titullit kampion. Patjetër që, në këtë sukses kanë kontribut të madh brenda talentët e futbollit shkodranë që aktivizohen me këtë ekip dhe poashtu edhe trajneri Elvis Plori.

Në fakt, deri në përfundim të kampionatit kanë mbetur edhe pesë javë për t’u luajtur dhe Vllaznia U-21 sigurisht që do të tentojë ta ruajë vendin e parë deri në fund për t’u shpallur në këtë mënyrë kampionë të kësaj grupmoshe, pasi realisht e meritojnë për atë ç’ka kanë shfaqur në fushë.
Maringlen ZHIVANI