Tjetër fitore në kampionat për Vllaznia U15 që tashmë është ngjitur në kuotën e 7 pikëve pas 3 ndeshjesh dhe mban vendin e dytë në renditje pas Internacional me dy pikë më shumë.
Mesditën e sotme djemtë e drejtuar nga trajneri Edmond Doçi kane fituar me rezultatin 2-1 ne Lezhe ndaj Shenkollit ne nje ndeshje jo pak te veshtire.
Futbollistet shkodrane kane kaluar te paret ne avantazh me ane te nje autogoli te Kledis Markut që në minutën e 6-të të ndeshjes dhe ata e kanë kontrolluar lojën, por në minutën e 50-të Cypi ka arritur të barazojë shifrat.
Kur u duk se ndeshja do të përfundonte në barazim, në skenë do të dilte futbollist Gerald Kubazi pak minuta para fundit do të shënonte edhe golin e dytë dhe të fitores për ekipin shkodran.
Vllaznia U15 në këtë mënyrë ka fituar 2-1 dhe vijon serinë e sukseseve dhe me siguri që do të jetë në mes ekipeve pretendente këtë sezon./SHKODRA-SPORT.COM/