Sherif Kallaku pritet të jetë lojtari i parë i Teutës në këtë merkato dimri. Burime të besueshme pranë klubit durrsak bëjnë me dije për Newsport.al që fantazisti do të rikthehet sërish te “Djemtë e Detit”.

Edhe pse ishte pjesë e Tiranës në këtë pjesë të parë të sezonit futbollistik, të njëjtat burime tregojnë se ai nuk do të qëndrojë më te kampionët. Merkato duket se ka hyrë në një fazë të “ethshme” dhe kalimi i Kallakut në Durrës padyshim që është surprizë e madhe.

Ai pritet të zyrtarizohet në orët e ardhshme për të nisur menjëherë nga puna me trajnerin Edi Martini. Kujtojmë që në këtë edicion futbollistik, 24-vjeçari u aktivizua në 15 ndeshje me Tiranën duke realizuar 2 gola si duke dhënë edhe 2 asiste.

Tashmë rikthehet sërish te Teuta, skuadër me të cilën u shpall kampion dy sezone më parë. Durrësi, duket se është habitati i duhur për të në Abissnet Superiore./newsport/