Federata Shqiptare e Futbollit ka aplikuar nje risi ne sezonin e sivjetem: Zhvillimin e kampionatit kombetar te Kategorise Superiore edhe per moshat U15. Ne te do te marrin pjese 20 ekipe te ndara ne dy grupe me nga 10 skuadra.

Kuptohet qe pjesmarres eshte edhe ekipi i Akademise Vllaznia. Ai ka nisur prej kohesh pergatitjet nen drejtimin e trajnereve Nefail Zhejani dhe Denis Zmijani dhe tashme eshte gati per startin e kampionatit.

Ndeshjet e javes se pare do te luhen diten e shtune dhe Vllaznia U15 do te udhetoje drejt Peze- Helmes per t’u ndeshur me ekipin e Internacionalit. Ekipi yne ka ne perberje nje grup lojtaresh me shume perspektive dhe pritet te jete nje nga pretendentet e kampionatit.