Kristiano Ronaldo vazhdon të jetë protagonist në fushën e blertë dhe jashtë saj, pavarësisht moshës. Sulmuesi portugez nuk di të ndalet së korruri suksese dhe e gjitha kjo, falë stërvitjeve të vazhdueshme që bën. Shokët e skuadrës apo edhe ata që kanë pasur mundësi të punojnë më të, shprehen se Ronaldo është një njeri i fiksuar pas stërvitjeve.

Në fakt, vetë portugezi e ka hedhur poshtë diçka të tillë dhe dëshirën për t’u stërvitur nuk e konsideron fiksim. Ai shprehet se fiksimi i tij i vetëm është suksesi dhe për ta arritur këtë, duhet të punojë shumë teksa u ndal edhe te “akuzat” se po mundohet të imitojë Lebron Xhejms apo Majkëll Xhordan.

“Nuk jam i çmendur! Unë nuk jam një njeri i fiksuar pas stërvitjes por jam i fiksuar pas sukseseve. Këto janë dy gjëra komplet të ndryshme. Unë nuk imitoj askënd por gjithmonë jam vetvetja.

Natyrisht që gjithmonë mund të marrësh detaje të vogla nga shembuj të mirë dhe jo vetëm në futboll. Të gjithë kanë presion dhe kjo mua më motivon. Duhet të besosh në vete”, u shpreh Ronaldo. /VipSport/