“Faturen” e barazimit 2-2 te shtunen ndaj Egnatia, tek Beselidhja ia derguan portierit shkodran Samet Bajri. Presidenti Gjoke Noka ka qene i ashper ne reagimin e tij te pasndeshjes duke fajesuar ate per dy piket e lena.

Megjithate vete portieri ka kerkuar ta kaloje me sportivitet kete momente te veshtire dhe per mediat eshte shprehur: “Ai barazim na ka merzitur te gjitheve, por kete e kam ndjere me shume une pasi pjesa fundore ne pesimin e golit eshte porta.

Loja ishte plotesisht nen kontrollin tone dhe u duk se do te fitonim, por ne sport dhe veçanerisht ne futboll ndodhin te papritura dramatike edhe ne ekipe shume te medha. Golat e pesuar nuk erdhen se une isha inekzistent, po e kontrolloja lojen.

Goli i pare ishte i tille qe edhe po te isha ne vijen fatale do te ishte pothuajse e pamundur evitimi i tij. Topi kishte marre trajektore parabole dhe ne shumicen e rasteve keta topa perfundojne gol. Padyshim qe ne pesimin e golave kam pjesen time te fajit, kjo as qe diskutohet, por siç e theksova edhe me lart, i ka ndodhur portierave me te mire te Botes, madje kane humbur trofe boterore.

Jam i gatshem te pranoj çdo lloj ndeshkimi deri ne caktim si portier i trete, por si ne porte dhe si ne stol, do te punoj fort ne stervitje, per te eliminuar sa me shume gabimet qe mund te kem bere deri tani”.

Beselidhja ndodhet ne vendin e katert te renditjes pas 3 javesh kampionat me 5 pike te grumbulluara nderkohe qe edhe javen e ardhshme do te luaje serish ne Lezhe teksa do te prese Veleçikun. Ne porten e saj, pavaresisht gabimeve te bera ne ndeshjen e kaluar, pritet te jete serish Bajri sepse forma e tij ne keto dy sezonet e fundit ka qene shume e mire dhe prandaj me nje apo dy gabime, ajo nuk mund te hidhet poshte.
www.shkodrasport.com