Vllaznia U-15 e ka mbyllur me fitore ndeshjen e rradhes ne kampionat. Perballja e rradhes ka qene ajo ndaj Brians, ndeshje e javes se 27-te e Superiores per kete grupmoshe. Ndeshje kjo e luajtur ne fushen sportive “Brians” te Lezhes, e cila ka perfunduar me rezultatin 1-3 ne favor te skuadres shkodrane.

Per kuqeblute e drejtuar nga trajneret Brikeno Bizi dhe Gjon Kola, golat jane shenuar nga Volumi me nje dopiete dhe Bushati. Kjo eshte fitorja e 17-te qe Vllaznia U-15 realizon ne kete kampionat. Nderkohe qe, ka rregjistruar edhe 7 barazime dhe 3 humbje.

Keshtu me kete bilanc, Vllaznia U-15 ka grumbulluar 38 pike, duke u renditur ne vendin e trete te tabeles se klasifikimit pas Akademise se Futbollit dhe Shenkollit, qe jane perkatesisht ne vendin e dyte dhe ne vendin e pare, me 43 dhe 45 pike.

Nderkohe, perveç vendit te trete ne renditje, pozitiv per skuadren kuqeblu eshte edhe golavarazhi me 65 gola te shenuar dhe 31 te pesuar.

Poashtu, perveç rezultateve pozitive qe ka arritur ne ndeshjet e deritanishme, Vllaznia U-15 spikat edhe per cilesine e lojerave te zhvilluara, si edhe per elementin me mjaft perspektive qe ben pjese ne kete ekip.

Maringlen ZHIVANI