Ne dy ndeshjet e fundit ka shenuar tre gola dhe po ndihmon Vllaznine U15 te shkoje drejt kreut te renditjes. E kemi fjalen per sulmuesin Seralb Hotaj. 14 vjeçari me keto gola eshte ngjitur ne kuoten 6 te tyre duke qene njekohesisht edhe golashenuesi me i mire i ketij ekipi.
Hotaj edhe dje ka qene i rendesishem ne ndeshjen e rradhes te kuqebluve. Ka qene minuta e 28-te kur ai shenoi golin e dyte per Vllaznia U15, pikerisht pas atij qe kishte shenuar Sabian Bizi pak minuta me pare dhe ndonese Internacional ngushtoi shifrat ne fundin e pjeses se pare, ai gol ka mjaftuar per t’i dhene fitoren ekipit shkodran.
Hotaj edhe javen e kaluar ka qene protagonisti kryesor per fitoren 2-0 te Vllaznia U15 ne Laç teksa i shenoi te dy golat e ndeshjes duke treguar edhe njehere tjeter se mbetet nje nga elementet me te rendesishem te ketij ekipi.
Me kete fitore, Vllaznia U15 eshte ngjitur ne kuoten e 31 pikeve dhe ne rast fitoreje edhe ne ndeshjen e prapambetur ndaj Shenkollit qe do te luhet kete jave, do te ngjitej ne vendin e pare te renditjes.
Dhe me ndihmen e Hotajt, por edhe te lojtareve te tjere, nje objektiv i tille eshte mese i arritshem. Ky ekip ka krijuar nje grup lojtaresh cilesore te cilet fale edhe aftesive individuale po e ndihmone ate te arrije objektivin qe ka./SHKODRA-SPORT.COM/