KF Murlani femra eshte rikthyer tek fitorja ne kampionat. Pasditen e sotme, ne kuadrin e javes se 9-te te kampionatit, skuadra e drejtuar nga trajneri Arben Parmeza ka fituar ne Korçe ndaj Skenderbeut vendas me rezultatin 4-1.

Ka qene futbollistja Klevisa Ndoci ajo qe ka shenuar golin e pare ne minuten e 9-te dhe me kete gol do te mbyllej pjesa e pare e kesaj ndeshje.

Ne te dyten, ka qene Rosela Vasa qe ka shenuar golin e dyte dhe me pas, do te ishte Anela Vishkulli qe do te shenonte golin e trete. Vasa nderkohe do te shenonte te katertin dhe te dytin personal, para se Morava ne minuten e 90-te do te shenonte golin e vetem per Skenderbeun.

Perfundimisht 4-1 per KF Murlani qe me kete fitore eshte ngjitur ne kuoten e 13 pikeve dhe aktualisht mban vendin e peste ne renditje, por sigurisht qe ne javet e ardhhsme do te tentoje te ngjitet serish ndonje shkalle me lart./SHKODRA-SPORT.COM/