Sot kane startuar kampionatet kombetare te moshave ne futboll dhe ekipet e Akademise Vllaznia kane udhetuar drejt Laçit per t’u ndeshur me ekipet e ketij qyteti ne kuadrin e javes se pare te kampionatit.
Ndeshja e pare qe po luhet eshte ajo e 17 vjeçareve dhe sapo ka mbaruar pjesa e pare e saj. Vllaznia U17 e drejtuar nga trajneri Brikeno Bizi e ka fituar ate me rezultatin 4-0.
ka qene Alivoda ai qe ka shenuar golin e pare te ndeshjes ne minuten e 25-te dhe me pas mesfushori Papaj ka dyfishuar shifrat ne minuten e 31-te.
Tre minuta me vone ka qene Klevis Bebeziqi qe ka shenuar edhe golin e trete dhe kur u duk se pjesa e pare do te mbyllej me shifrat 3-0, arbitri i takimit ka akorduar nje 11-metersh per vendasit por qe nuk eshte kthyer ne gol nga Syziu.
ka reaguar menjehere ekipi shkodran qe ka shenuar edhe golin e katert dhe kesisoj kjo pjese eshte fituar nga Vllaznia U17 me rezultatin e thelle 4-0 dhe fitorja e takimit tashme eshte thuajse pune e kryer per te.
www.shkodrasport.com