E ka nisur me fitore kampionatin e ri Vllaznia U17. Ajo ka luajtur paraditen e sotme ne Laç ndaj skuadres vendase dhe e ka dominuar takimin nga fillimi e deri ne fund dhe duke e fituar ate me rezultatin e thelle 4-0.

Gjithçka eshte vendosur ne pjesen e pare te ndeshjes teksa futbollistet kuqeblu kane arritur te shenojne 4 gola njeri pas tjetrit. I pari qe ka hapur serine e golave ka qene Alivoda qe ka shenuar ne minuten e 25-te.

Me pas brenda 3 minutash jane shenuar edhe dy gola te tjere, fillimisht me ane te mesfushorit Enes Papaj dhe me pas me Klevis Bebeziqin, gola keto qe treguan ambicjen e ketij ekipi per ta fituar me çdo kusht kete takim.

Nderkohe, ne minuten e fundit te pjeses se pare, Laçi ka fituar nje 11-metersh por Syziu nuk ka arritur dot ta ktheje ne gol ate. Menjehere pas ketij momenti, ka qene Mujaxhi ai qe ka shenuar edhe golin e katert per Vllaznia U17.

Ne te dyten, duhet thene se nuk pati me histori dhe i gjithe takimi eshte mbyllur me shifrat e thella 4-0. Vllaznia U17 i ben nisjen e duhur kampionatit dhe trajneret Bizi e Pirani padyshim qe duken te kenaqur me kete start.

Po per javen e pare te kampionatit, ekipi tjeter shkodran qe merr pjese ne kete kampionat KF Shkodra U17 ka luajtur ne kryeqytet dhe eshte mundur 3-0 nga Tirana.
www.shkodrasport.com