Tjetër fitore në kampionat e ekipit të vajzave Vllaznia U17 dhe si rrjedhojë ajo vazhdon të kryesojë renditjen e kampionatit duke treguar edhe njëherë tjetër se do të jetë një pretedent e fortë për fitimin e titullit kampion edhe këtë sezon.
Mesditën e sotme ajo ka pritur në fushën “Reshit Rusi” ekipin e Egnatias dhe ndaj saj ka fituar me rezultatin e pastër 5-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë të kampionatit.
Ka qenë futbollistja Egla Hoxha ajo që ka zhbllokuar shifrat që në minutën e 5-të, ndërkohë që Imelda Ara do të dyfishonte shifrat në minutën ee 30-të dhe në këtë mënyrë pjesa e parë është mbyllur me avantazhin 2-0 në favor të vajzave kuqeblu.
Në pjesën e dytë ato do të shënonin edhe tre gola të tjerë. Fillimisht do të ishte Aldisa Kronaj që do të shënonte, e më pas Eglisa Hardhija dhe në fund edhe Eriana Haxhija duke kompletuar në këtë mënyrë fitoren me pesë gola.
Me këtë trepikësh, Vllaznia U17 është ngjitur në kuotën e 22 pikëve dhe ndaj kreun e renditjes më Parrtizanin teksa të dy ekipet kanë të njëjtën kuotë pikësh. Deri në fund të kampionatit të rregullt, ekipi shkodran i drejtuar nga trajnerja Paula Jaku do të luajë edhe dy ndeshje, fillimisht në transfertë me Kinostudion dhe në fund pikërisht me Partizanin teksa kjo ndeshje në “Reshit Rusi” do të ndajë edhe vendin e parë para ndeshjeve të fazës finale të kampionatit.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”



