Vllaznia U17 ka marre nje tjeter fitore ne kampionat dhe e permireson edhe me shume poziten e saj ne renditje duke menduar te ngjise shkallet nga java ne jave.

Paraditen e sotme ajo ka fituar me rezultatin e paster 3-0 ndaj ekipit Brians ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi” te Shkodres.

Djemte e drejtuar nga trajneri Brikeno Bizi kane bere nje paraqitje te mire dhe e kane dominuar kete takim ne te gjitha drejtimet. Ka qene futbollisti Kodra ai qe ka zhbllokuar rezultatin ne minuten e 28-te dhe pjesa e pare do te mbyllej me kete gol te vetem.

Ne te dyten nderkohe do te shenoheshin edhe dy te tjere. Fillimisht me ane te Boshtit ne minuten e 51-te dhe ne fund ka qene Tafili ai qe ka shenuar golin e trete dhe te fundit te ndeshjes.

Perfundimisht 3-0 per Vllaznia U17 e cila me kete fitore ngjitet ne kuoten e 16 pikeve dhe mban aktualisht vendin e gjashte ne renditje, por premisat jane per t’u ngjitue edhe me shume dhe pse jo, per te kapur katershen e pare dhe zonen play-off./SHKODRA-SPORT.COM/