Roma siguron fitoren e dytë radhazi në miqësore. Skuadra e Jose Mourinho u përball sot në Trigoria (qendra stërvitore e verdhekuqve) me Ternana (Serie B), sfidë të cilën e fitoi 2-0.

Një nga autorët e golave ishte Marash Kumbulla, i cili u aktivizua në pjesën e dytë dhe realizoi me kokë pas një krosimi të ardhur nga goditja e këndit.

Gol i bukur ai i mbrojtësit të kombëtares shqiptare. Carles Perez kishte zhbllokuar ndeshjen në fraksionin e parë të sfidës. Në pjesën e dytë u aktivizua edhe Edin Dzeko.

Bomberit boshnjak iu dhurua menjëherë shiriti i kapitenit në momentin që zbriti në fushë, duke u rikthyer pas 184 ditësh të mbajë në krah shiritin që ia kishte hequr Fonseca, ish-trajneri i Romës. /abcnews.al