Demtimi i pesuar ne ndeshjen e kthimit ndaj Shiroki Brijeg duket se nuk ka qene i nje shkalle te larte dhe per kete arsye, sulmuesi brazilian Victor da Silva pritet te udhetoje drejt Qipros me ekipin per ndeshjen e rradhes ndaj AEL Limasol.

Ai u detyrua te linte fushen e lojes qe ne pjesen e pare ndaj ekipit nga Bosnje- Hercegovina si pasoje e nje goditje te marre dhe kjo ne njefare menyre alarmoi stafin mjekesor dhe ate teknik.

Por duket se nuk kemi te bejme me diçka serioze. Ka qene vete trajneri Brdariç qe ne nje prononcim te dhene per mediat diten e sotme eshte shprehur se do t’i kete te gatshem te gjithe lojtaret per ndeshjen ndaj qiprioteve.

Qe do te thote se bashke me pjesen tjeter te lojtareve do te jete edhe Da Silva. Ai eshte nje element i rendesishem i kesaj skuadre, megjithate nuk ka arritur te jape shpeshhere ate qe duhet, kjo edhe si pasoje e disa demtimeve qe ka kaluar.

Stafi teknik beson shume ne aftesite e ketij lojtari, por ne fakt duhet thene se ai ende nuk ia ka shperblyer ashtu si duhet./SHKODRA-SPORT.COM/