Vllaznia U17 ka marre sot nje tjeter fitore ne kampionat dhe per rrjedhoje vazhdon te beje paraqitje te mira ne kampionat.
Paraditen e sotme ajo ka fituar “derbin” me Djelmnia Shkodrane, te luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi” me rezultatin 2-0.
Pjesa e pare, ka qene shume e rivalizuar megjithate nuk ka prodhuar gola, pavaresisht rasteve ne te dy portat respektive, por krejt ndryshe ka ndodhur ne pjesen e dyte.
Ne fillim ka qene Klajti Halili qe do te zhbllokonte shifrat ne minuten e 75-te, nderkohe qe tre minuta me vone do te shenonte edhe mesfushori Hazret Shimaj dhe ketu do te mbyllej gjithçka me fitoren 2-0 te ekipit te drejtuar nga Edmond Doçi.
Pas javes se 14-te te kampionatit, Vllaznia me 28 pike, ndodhet ne vendin e dyte te renditjes, nderkohe qe Internacionali i vendit te pare ka grumbulluar deri tani 35 pike.