Vllaznia U17 ka marre nje tjeter fitore me vlere ne kampionat. Paraditen e sotme ajo ka mundur 6-3 ekipin e Akademise se Futbollit ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Basania” te Bushatit.
Ne fakt kane qene miqte qe kaluan dy here ne avantazh, fillimisht me ane te Stojkut ne minuten e 14-te dhe me pas me Stafuken ne minuten e 21-te. Vllaznia reagoi menjehere dhe ngushtoi fillimisht rezultatin me ane te futbollistit Xhoel Hajdari dhe me pas ka qene Kevin Dodaj qe ka barazuar shifrat ne 2-2.
Me kete rezultat do te mbyllej edhe pjesa e pare, por ne fillimin e se dytes eshte serish Akademia e Futbollit qe shenon me ane te Arifajt dhe kalon serish ne avantazh, por per vetem pak minuta sepse Gerald Kubazi do te barazonte shifrat ne 3-3.
Me pas ketu fillon furia e sulmeve te shkodraneve. Markeljan Guri do te kalonte ne avantazh Vllaznine ne 4-3 dhe me pas Qokthi do te shenonte edhe te pestin. Per ta bere edhe me te lehte fitoren e kuqebluve do te mendonte edhe dalja e portierit Sinani te Akademise me karton te kuq.
Nderkohe ne shtese Kaptina do te shenonte autogol ne porten e tij duke vulosur fitoren perfundimtare te Vllaznia U17 ne shifrat 6-3. Me kete fitore ajo eshte ngjitur ne kuoten e 22 pikeve dhe mban vendin e trete ne renditje./SHKODRA-SPORT.COM/