Vllaznia U17 me ne fund gjen fitoren. Ajo i jep fund serisë së rezultateve negative në javët e para te kampionatit duke fituar kete here me rezultatin e thelle 6-1 ndaj Shkendise se Durresit.

Tek kjo ndeshje është vërejtur një dominim i plotë i skuadrës së drejtuar nga trajneri Brikeno Bizi.

Ndonëse loja nuk nisi mirë sepse Zaganjori ka humbur një 11-metërsh të dhënë për ekipin e Vllaznisë, ka qenë Kodra që ka zhbllokuar shifrat në minutën e 23-të.

Po ky futbollist do të shënonte edhe në fillimin e pjesës së dytë duke i hapur rrugë fitores së thellë 6-1 ku kanë shënuar edhe Zaganjori, Shimaj, Dodaj e Guri ndërsa goli i Ukës për durrsakët ka shërbyer thjesht për statistikë.

Vllaznia U17 në këtë mënyrë merr fitoren e parë në kampionat pas 3 humbjeve të pësuara fillimisht dhe padyshim që pritet ngjitja e saj në renditje javët e ardhshme.