Skerdi Bejzade ka folur sot ne median e shkuar rreth kampionatit shqiptar dhe padyshim qe eshte ndalur edhe tek Vllaznia, skuader qe ai e simpatizon shume. Ish- sulmuesi i disa skuadrave ne kampionatin shqiptar, nder te cilat edhe i Vllaznise, eshte ndalur edhe tek ndryshimet e fundit ne pankinen e saj.

“Vllaznia me ndryshimin e trajnerit, tashme qe e kane marre Miloti me Sinanin, ekipi duhet te jape nje marsh me shume. Gjithnje kur behet nje ndryshim trajneri, ekipi reagon dhe shpresojme qe kete gje ta beje edhe Vllaznia. Gjithe piket jane ne loje dhe i ka mundesite te synoje ende titullin kampion.

Skuadra shkodrane ka fituar dy vitet e fundit trofeun e Kupes se Shqiperise, por tifozet kuqeblu nuk mjaftohen me te, duan titullin kampion dhe prandaj duhet synuar deri ne fund”-eshte shprehur fillimisht Bejzade.

Sa i takon gares per pjesen e mbetur te kampionat dhe shanset e seciles skuader per t’u shpallur kampione, ai eshte shprehur: “Deshira ime eshte qe ta marre Partizani ose Vllaznia. Shikoj keto dy skuadra qe sebashku me Tiranen jane favorite.

Eshte edhe Egnatia, qe me aq sa pashe nen drejtimin e Tetoves eshte nje ekip i forte dhe trajnerika bere nje pune shume te mire. Problemi i saj eshte te tradita, te fanella. Por gjerat pa ndryshojne dhe pse jo, edhe ajo mund te pretendoje deri ne fund”. Ne kampionatin tone nese ben 2-3 fitore rradhazi e sheh veten shume shpejt /SHKODRA-SPORT.COM/